Turqia këshillon Rusinë dhe Ukrainën për vetëpërmbajtje dhe çtensionim

Çavuşoğlu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrjen e seancave të ditës së dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që mbahet në Riga, kryeqyteti i Letonisë.

1741396
Turqia këshillon Rusinë dhe Ukrainën për vetëpërmbajtje dhe çtensionim

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se Turqia i këshilloi Rusisë dhe Ukrainës që të jenë të qeta dhe të ulin tensionin.

Çavuşoğlu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrjen e seancave të ditës së dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që mbahet në Riga, kryeqyteti i Letonisë.

I pyetur për vlerësimin e Ukrainës për anëtarësimin në NATO, Çavusoglu deklaroi se Turqia mbështet zgjerimin dhe tha: "Edhe Presidenti ynë, Recep Tayyip Erdogan, edhe ne, e theksojmë këtë në samitet e NATO-s dhe takimet ministrore".

Pyetjes “Çmendoni për qëndrimin agresiv të Rusisë?”, ministri turk iu përgjigj duke thënë: “Ne jemi në kontakt me të dyja palët (Rusinë dhe Ukrainën). Ne këshillojmë qetësi dhe ulje të tensionit. Së fundmi fola me ministrat e jashtëm të të dy vendeve, Sergey Lavrov dhe Dmitri Kuleba. Të premten, presidenti ynë do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin. Unë sot këtu dhe nesër në Stokholm do të takohem me Dmitro Kuleban. Nesër në Stokholm do të takoj edhe Lavrovin. Pra, ne jemi në kontakt me të dyja palët dhe i këshillojmë që të qëndrojnë të qetë dhe të ulin tensionin.”

Lidhur me sanksionet e mundshme kundër Rusisë, Çavusoglu deklaroi se Turqia nuk beson se sanksionet do të zgjidhin problemet dhe se në vend të kësaj duhet të ketë një parandalim kuptimplotë. "Ajo në të cilën ne besojmë si Turqi është ekuilibri i duhur midis parandalimit dhe dialogut. Askush nuk mund të ndihmojë vetëm përmes rrugës së sanksioneve."



Lajme të ngjashme