Turqia ka krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja

Përpjekjet për t'i bërë presion Turqisë nëpërmjet manipulimit financiar janë të destinuara të dështojnë, tha Presidenti Erdogan në një program të përbashkët në TRT.

1741123
Turqia ka krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja
erdogan super.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e vlerësoi aktualitetin në një program të përbashkët në televizionin publik të vendit TRT.

“Në Turqi janë krijuar kushte të favorshme për thithjen e investimeve të huaja”,- tha Erdogan dhe shtoi:

“Ka ardhur koha që investitorët e huaj të bëjnë investime afatgjata në ekonominë turke. Ata që kanë investuar në Turqi në terma afatgjatë kanë fituar gjithmonë; ata do të vazhdojnë të fitojnë edhe këtej e tutje”.

Sipas kreut të shtetit, eksportet turke arritën nivele rekord në vitin 2021. "Ne kemi kapur shifrën 215-220 miliardë dollarë dhe deri në fund të vitit kjo shifër do t’i kalojë 220 miliardët. Ky është rekordi i Turqisë në eksporte",- tha Presidenti Erdoan.

Udhëheqësi turk vuri në dukje gjithashtu se ekonomia turke po tregon rritje të jashtëzakonshme këtë vit. “Në vitin 2021, ekonomia pritet të rritet me 10% ose më shumë”,- tha ai.

“Interesi (bankar) është shkaku, inflacioni është pasoja”, tha Presidenti Erdoan, ndërsa shtoi se ata po e ulin normën e interesit dhe presin ulje edhe të inflacionit.



Lajme të ngjashme