MIT-i neutralizon organizatorët e sulmeve terroriste në Turqinë juglindore

Është verifikuar se Renas Ermegan (pseudonimi Gelhat) dhe Nevzat Durmush (pseudonimi Merhas) kanë qenë organizatorët e sulmeve terroriste në provincën e Shërnakut në vitin 2015.

1741510
MIT-i neutralizon organizatorët e sulmeve terroriste në Turqinë juglindore

Me një operacion në veri të Irakut, Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) ka neutralizuar 2 terroristë pjesëtarë të YPS-së, struktura urbane e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK.

Siç bëjnë të ditur burimet e sigurisë, terroristët e neutralizuar janë Renas Ermegan, i njohur me pseudonimin “Gelhat” dhe Nevzat Durmush, i njohur me pseudonimin “Merhas”.

I neutralizuar me një goditje të përpiktë Renas Ermegan ka qenë planifikuesi dhe zbatuesi i shumë akteve terroriste ndaj forcave të sigurisë, ka qenë aktiv në aktet e hendekëve/barrikadave që janë realizuar në vitin 2015 në nënprefekturat Xhizre (Cizre) dhe Silopi të Shërnakut (Şırnak). 

Kurse terroristi tjetër Nevzat Durmush kishte luajtur rol aktiv në përgatitjen dhe realizimin e sulmit të kryer nga PKK/KCK në vitin 2015 në nënprefekturën Bejtushebap (Beytüşşebap) të Shërnakut, si dhe ka siguruar koordinimin e transferimit të organizatës mes Sirisë dhe Irakut.



Lajme të ngjashme