Erdogan: Drejtësia franceze ka provuar fajësinë e Lafarge, Marcon bën sikur nuk e ka idenë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron për mbështetjen që kompania franceze e çimentos Lafarge u bën organizatave terroriste në Siri.

1741598
Erdogan: Drejtësia franceze ka provuar fajësinë e Lafarge, Marcon bën sikur nuk e ka idenë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan kritikoi qëndrimin e presidentit francez Emmanuel Macron për mbështetjen që kompania franceze e çimentos Lafarge u bën organizatave terroriste në Siri.

Erdogan, në një program të përbashkët në televizionin publik të vendit TRT, falënderoi TRT-në për dokumentarin që shfaq se kompania franceze e çimentos Lafarge mbështet organizatat terroriste.

Duke rikujtuar kritikat e padrejta ndaj Turqisë në vendet perëndimore, Erdogan dha shembullin e Lafarge.

Ai tha se veçanërisht Franca duhet të rishqyrtojë qëndrimin e saj dhe shtoi: "Aktivitetet e kompanisë Lafarge në lidhje me DAESH-in janë zbuluar edhe nga drejtësia franceze në këtë kuadër dhe drejtësia franceze e ka provuar gjithashtu këtë. A mund të ketë më shumë prova se kjo?"

Duke shpjeguar se këtë çështje e ka diskutuar edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, Erdogan tha:"Me mbështetjen e Lafarge për organizatat terroriste, tunelet dhe strukturat nëntokësore atje janë ndërtuar me mbështetjen e Lafarge. Këtë ia thashë edhe vetë Macronit. Ai sillet sikur nuk kishte njohuri, nuk dinte për këtë dhe ai mundohet të largohet nga ky fakt. Ata janë të tillë, fatkeqësisht janë dyfytyrësh."

Erdogan përsëriti thirrjen e tij për ti dhënë fund të menjëhershëm të gjitha formave të terrorizmit dhe shtoi: “Mbështetja e huaj për organizatat terroriste është ndër arsyet primare të problemit të terrorit në Siri. Mbështetja që i jepet organizatës separatiste terroriste PKK/YPG nga disa vende me pretekstin e luftës kundër DEASH-it është e papranueshme.”



Lajme të ngjashme