Turqia solidarizohet me Azerbajxhanin, shpreh ngushëllimet për dëshmorët e aksidentit ajror

Një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimeve Shtetërore Kufitare në Azerbajxhan u rrëzua në rajonin Hızı, 14 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë u plagosën.

1740981
Turqia solidarizohet me Azerbajxhanin, shpreh ngushëllimet për dëshmorët e aksidentit ajror

Një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimeve Shtetërore Kufitare në Azerbajxhan u rrëzua në rajonin Hızı, 14 ushtarë ranë dëshmorë ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Shërbimet Kufitare Shtetërore të Azerbajxhanit raportuan se aksidenti ndodhi në zonën e trajnimit ajror Karaheybet rreth orës 10:40 me orën lokale.

Ndërkohë që autoritetet azerbajxhanase kanë shkuar në vendngjarje, ka filluar një hetim për aksidentin.

Ndërkaq Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ata që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit ushtarak që u rrëzua në zonën e stërvitjes ajrore në Karaheybet të Azerbajxhanit.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u deklarua se me pikëllim të thellë është mësuar se një helikopter ushtarak që po kryente një fluturim stërvitor në poligonin Karaheybet në rajonin Hızı të Azerbajxhanit, është rrëzuar dhe si pasojë kishte dëshmorë dhe të plagosur.

Në deklaratë shkruhet: “Urojmë mëshirë për dëshmorët dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.”

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop në mesazhin e ngushëllimit të publikuar në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai shkroi: "Uroj nga Allahu i Madhëruar mëshirë për vëllezërit tanë azerbajxhanas që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit që ndodhi sot dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Ngushëllime popullit të Azerbajxhanit”.

Kurse Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu bisedoi në telefon me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe i përcolli ngushëllimet e tij për ushtarët e rënë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit dhe urimet më të mira për ushtarët e plagosur.

Edhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një telefonatë me ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, gjeneral Zakir Hasanov dhe shefin e Shërbimeve Shtetërore të Kufirit, Gjeneral Elçin Guliyev dhe u ka shprehur atyre ngushëllimet.

Gjatë bisedës, ministri Akar uroi mëshirën e Zotit për ata që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit të Shërbimit Kufitar Shtetëror në Karaheybetli si dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Akar shprehu ngushëllimet e tij për popullin mik dhe vëllazëror të Azerbajxhanit dhe u uroi durim familjeve të dëshmorëve.

Kurse Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në një deklaratë në “Twitter”, shkroi: “Me pikëllim të thellë mësuam lajmin se në vendin vëlla, Azerbajxhan ra një helikopter i Shërbimeve Shtetërore Kufitare. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë që humbën jetën në këtë incident tragjik. Shërim të shpejtë për të plagosurit tanë, dhe ngushëllime dhe durim për të gjithë vëllezërit tanë azerbajxhanas."



Lajme të ngjashme