Turqia ngushëllon Azerbajxhanin pas aksidentit ajror

Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ata që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit ushtarak që u rrëzua në zonën e stërvitjes ajrore në Karaheybet të Azerbajxhanit.

1740896

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, u deklarua se me pikëllim të thellë është mësuar se një helikopter ushtarak që po kryente një fluturim stërvitor në poligonin Karaheybet në rajonin Hızı të Azerbajxhanit, është rrëzuar dhe si pasojë kishte dëshmorë dhe të plagosur.

Në deklaratë shkruhet: “Urojmë mëshirë për dëshmorët dhe shërim të shpejtë për të lënduarit.”

Edhe në deklaratën e bërë në llogarinë e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në “Twitter”, shkruhet: “Me pikëllim të thellë mësuam lajmin se në vendin vëlla, Azerbajxhan ra një helikopter i Shërbimeve Shtetërore Kufitare. Zoti i mëshiroftë dëshmorët tanë që humbën jetën në këtë incident tragjik. Shërim të shpejtë për të plagosurit tanë, dhe ngushëllime dhe durim për të gjithë vëllezërit tanë azerbajxhanas."

Një helikopter ushtarak që i përkiste Shërbimeve Shtetërore Kufitare në Azerbajxhan u rrëzua në terrenin e stërvitjes ajrore Karaheybet në rajonin Hızı rreth orës 10:40 me orën lokale.

Lajme të ngjashme