Soylu: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Forcat e Sigurisë së Libanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun libanez, Bessam Mevlevi.

1740704
Soylu: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për Forcat e Sigurisë së Libanit

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun libanez, Bessam Mevlevi.

Sipas një komunikate me shkrim nga Ministria e Brendshme e Libanit, gjatë bisedës mes Soylu dhe Mevlevi u theksua rëndësia e përpjekjeve për mbrojtjen e sigurisë së dy vendeve.

Ministri Soylu tha se Turqia është e gatshme të vazhdojë mbështetjen për Forcat e Sigurisë së Brendshme të Ministrisë së Brendshme libaneze dhe njësitë e tjera të sigurisë.

Ambasada turke në Bejrut dhuroi 3.000 pako me ushqime për Forcat e Sigurisë së Brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Libanit më 5 nëntor, si pjesë e ndihmës për këtë vend.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Ministrisë së Brendshme së Turqisë i dha pajisje mbrojtëse personale Drejtorisë së Përgjithshme të Forcave të Sigurisë së Libanit më 10 shtator.

Ekonomia libaneze, e cila ka një strukturë shumë të brishtë përsa i përket përçarjeve politike të bazuara në fe dhe sekte të ndryshme, po përjeton krizën më të madhe që nga lufta civile e viteve 1975-1990.

Turqia vazhdon të mbështesë me ndihma të ndryshme Libanin, i cili u trondit thellë nga shpërthimi në portin e Bejrutit më 4 gusht 2020.



Lajme të ngjashme