Ibrahim Kalin: Turqia do të vazhdojë ta mbështesë në çdo rrethanë Libinë në prag zgjedhjesh

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin, deklaroi se Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Libinë edhe nëse shtyhen zgjedhjet e planifikuara për 24 dhjetor dhe se pret që të gjithë aktorët ndërkombëtarë të veprojnë në të njëjtën mënyrë.

1741021
Ibrahim Kalin: Turqia do të vazhdojë ta mbështesë në çdo rrethanë Libinë në prag zgjedhjesh
SUPER İbrahim Kalın 01.jpg

Ky vlerësim nga Ibrahim Kallin erdhi gjatë fjalës së rastit në panelin mbi “Pasiguritë politike parazgjedhore të Libisë”, organizuar virtualisht në zyrën e Fondacionit të Kërkimeve Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

“Unë mendoj se është e nevojshme të theksohet rëndësia e integritetit territorial dhe unitetit politik të Libisë”, tha Kalin duke nënvizuar se fundi i luftës civile hodhi bazat për stabilitetin politik dhe administratën demokratike.

“Prandaj zgjedhjet e planifikuara të mbahen më 24 dhjetor janë përgjithësisht të rëndësishme”, shtoi ai.

Kalin vuri në pah se ka disa vështirësi politike në lidhje me zgjedhjet dhe vendimi për mbajtjen ose jo të këtyre zgjedhjeve u përket vetëm partive libiane.

“Sidoqoftë dhe çfarëdo që ata do të vendosin, ky duhet të jetë një proces i drejtuar nga libianët. Të gjithë aktorët ndërkombëtarë duhet ta respektojnë dhe mbështesin këtë proces”, u shpreh zëdhënësi presidencial turk.

Duke sqaruar se vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shikojnë Libinë nga perspektiva e “terrorizmit, emigracionit dhe energjisë”, Kalin potencoi se ky është një këndvështrim shumë i ngushtë dhe se Turqia ka një qasje tjetër.

Pasi theksoi gjithashtu se Turqia i negocion çështjet ushtarake libiane “vetëm me popullin, qeverinë dhe zyrtarët e zgjedhur të Libisë”, zyrtari i lartë turk tha se konferencat e Berlinit dhe Parisit konfirmojnë se kënaqësinë nga përfshirja e Turqisë në Libi.

“Ne duam të shohim një ushtri të bashkuar libiane. Si Turqi, ne jemi gjithmonë të gatshëm të japim ndihmën tonë për arritjen e këtij objektivi”, u shpreh ai duke e përmbledhur rolin e Turqisë në Libi me këto fjalë: “Ne jemi atje si pjesë e një marrëveshjeje për t'i mundësuar qeverisë libiane që të garantojë sigurinë dhe të formojë një ushtri të bashkuar.”

Ndërhyrja e Turqisë – vijoi Ibrahim Kalin – ndryshoi rrjedhën (negative) të ngjarjeve duke vendosur një ekuilibër në konflikt.

“Turqia do të vazhdojë ta mbështesë Libinë politikisht, ekonomikisht dhe në fusha të tjera edhe në rast se zgjedhjet nuk mbahem më 24 dhjetor. Ne presim që komuniteti ndërkombëtar të bëjë të njëjtën gjë. Mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve nuk duhet të keqpërdoret”, theksoi zëdhënësi i Ankarasë zyrtare në fund të fjalimit të tij.



Lajme të ngjashme