Soylu: Turqia do t'i arrijë objektivat e saj për vitin 2023 si një shtet i fuqishëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, deklaroi se Republika e Turqisë do t'i arrijë si një shtet i fuqishëm objektivat e saj për vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e themelimit të saj.

1740253
Soylu: Turqia do t'i arrijë objektivat e saj për vitin 2023 si një shtet i fuqishëm

Ky vlerësim i ministrit Suleyman Soylu erdhi gjatë një komenti për rendin e ditës në një kanal televiziv privat.

Duke theksuar se lufta kundër terrorizmit po vazhdon me sukses, Soylu tha se numri aktual i terroristëve në vend është 170 dhe se një epokë krejtësisht e re do të fillojë nëse këta terroristë i dorëzohen drejtësisë turke.

“Turqia do t'i arrijë objektivat e saj për vitin 2023 si një shtet i fuqishëm. Presidenti ynë i nderuar (Recep Tayyip Erdogan) do të hyjë në historinë turke si një lider që ka përfunduar projektin e Turqisë së madhe e të fuqishme dhe që e ka përgatitur vendin për objektivat e viteve 2023, 2053 dhe 2071. Turqia do të përmendet si një vend i respektuar i botës turke, si një shtet prestigjioz dhe i fuqishëm në hapësirat gjeografike të Lindjes së Mesme e Ballkanit dhe si një vend që i dëgjohet fjala kudo në botë. Unë i besoj kësaj. Kombi ynë do ta realizojë këtë”, u shpreh ai.

Soylu vuri në pah se nënat e Diyarbakirit, të cilat protestojnë duke u ulur përpara degës rajonale të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në shenjë reagimi kundër rrëmbimit të fëmijëve të tyre nga organizata separatiste terroriste PKK, kryen një revolucion duke u dhënë një mësim të gjithë imperialistëve të botës.



Lajme të ngjashme