Erdogan: Urën e terminalit në Ayancik e përfunduam në kohë rekord

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije të hënën se urën 110 metra të gjatë të terminalit në rrethin Ayancik të provincës Sinop e kanë përfunduar në një kohë rekord prej 80 ditësh duke e bërë gati për inaugurimin e sotëm.

1740294
Erdogan: Urën e terminalit në Ayancik e përfunduam në kohë rekord

Kreu i shtetit turk dërgoi një videomesazh në ceremoninë e përurimit të urës së terminalit në Ayancik të Sinopit.

Erdogani rikujtoi se Turqia, sikurse dhe shumë vende të ndryshme të botës, u prek këtë vit nga fatkeqësi natyrore që sollën shkatërrime, morën jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme materiale të konsiderueshme.

“Teksa vazhdonim përpjekjet tona kundër pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) në njërën anë, ne luftuam edhe me fatkeqësi natyrore si përmbytjet, tërmetet dhe zjarret (pyjore) në anën tjetër. Ne i erdhëm në ndihmë popullit tonë shumë më shpejt dhe më efektivisht sesa Evropa e Amerika, të cilat u përballën gjithashtu me fatkeqësi të ngjashme me tonat. Ne iu qëndruam pranë qytetarëve tanë të prekur nga fatkeqësitë me të gjitha mjetet dhe institucionet tona që në çastin e parë të katastrofës. Kemi bërë çdo përpjekje për të fashitur dhembjet, për të kompensuar dëmet dhe për të rindërtuar zonat e prekura nga fatkeqësitë”, tha ai.

Pas fatkeqësisë - vijoi lideri turk - ne premtuam se do të bëjmë ndërtime më të mira, më të forta dhe më të bukura sesa ato që u shkatërruan nga përmbytjet e 11 gushtit.

“Sot ne jemi krenarë për përmbushjen e këtij premtimi në Sinop”, shtoi Erdogani.

Duke njoftuar se urën 110 metra të gjatë të terminalit në rrethin Ayancik të provincës Sinop e kanë përfunduar në një kohë rekord prej 80 ditësh duke e bërë gati për inaugurimin e sotëm, Presidenti Erdogan theksoi se po ndjekin nga afër edhe ecurinë e projekteve të tjera.



Lajme të ngjashme