Çavusoglu do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet në Riga, kryeqytet i Letonisë, nga data 30 nëntor deri më 1 dhjetor.

1740127
Çavusoglu do të marrë pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s

Në takimin që do të drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të diskutohen zhvillimet në rajonin euroatlantik dhe çështjet parësore të agjendës së NATO-s, në procesin që çon në Samitin 2022 të Liderëve të Aleancës në Madrid.

Me këtë rast, ministri Çavusoglu do të zhvillojë edhe një sërë takimesh dypalëshe me homologët e tij.



Lajme të ngjashme