Turqi – Vetëdorëzohen 2 terroristë të PKK-së

Edhe 2 terroristë të tjerë të arratisur nga organizata terroriste separatiste PKK janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë me anë të bindjes, njoftoi Ministria e Brendshme.

1739683
Turqi – Vetëdorëzohen 2 terroristë të PKK-së

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka vazhduar shpërbërja e organizatës terroriste PKK.

Si rezultat i punës bindëse të kryer nën koordinimin e Ministrisë, 2 terroristë të tjerë të arratisur nga PKK-ja u vetëdorëzuan tek forcat e sigurisë.

Është verifikuar se terroristët e dorëzuar ishin bashkuar me organizatën terroriste në vitin 2015 dhe 2017 dhe kishin vepruar në Siri dhe Irak.

Numri i pjesëtarëve të organizatës që janë vetëdorëzuar këtë vit si rezultat i punës bindëse është rritur në 182.



Lajme të ngjashme