Kryeparlamentari turk Sentop zhvillon takime dypalëshe në Madrid

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, zhvilloi takime dypalëshe me liderë të shumtë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të 143-të të Unionit Ndërparlamentar (PAB), që është mbajtur në Madrid.

1739700
Kryeparlamentari turk Sentop zhvillon takime dypalëshe në Madrid
Sahibe Gafarova-Mustafa Sentop.jpg
Tanzila Narbayeva.jpg
Jorge Pizarro Soto-Mustafa Sentop.jpg

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, zhvilloi takime dypalëshe me liderë të shumtë në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të 143-të të Unionit Ndërparlamentar (PAB), që është mbajtur në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Gjatë takimit me kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Sahiba Xhafarova, Şentop deklaroi se Turqia po e ndjek me shqetësim procesin në të cilin Armenia ka shtuar provokimet e saj pas 9 nëntorit, Ditës së Fitores së Azerbajxhanit.

“Armenia duhet të ndalojë shkeljen e integritetit territorial të Azerbajxhanit dhe të mbajë një qëndrim të kujdesshëm. Në një kohë kur në rajon po identifikohen mundësitë për stabilitet dhe bashkëpunim, ne duhet të sigurohemi që zhvillimet të mbahen nën kontroll. Armenia gjithashtu duhet të veprojë me përmbajtje në mënyrë që të mbajë hapur e mundësive të hapura për bashkëpunimin rajonal”, tha Şentop në takim.

Kryeparlamentari Şentop nënvizoi se solidariteti i Turqisë me Azerbajxhanin ashtu si deri më sot do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Şentop e ftoi Xhafarova të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të Unionit Parlamentar të Organizatës së Bashkëpunimit Islam që do të organizohet nga kuvendi turk TBMM në Stamboll në datat 9-10 dhjetor.

Mustafa Şentop pati një takim edhe me Kryetaren e Senatit të Uzbekistanit, Tanzila Narbayeva, të cilën e uroi për zgjedhjet e suksesshme presidenciale që u mbajtën më 24 tetor në Uzbekistan.

Duke theksuar se Turqia me Uzbekistanin janë dy vende vëllezër që ndajnë një qytetërim, histori dhe kulturë të përbashkët, Şentop tha:

“Ndjejmë një kënaqësi të veçantë nga shtysa që kanë marrë bashkëpunimi mes dy vendeve kohët e fundit”.

Në takimin e tij me Jorge Pizarro Soto, president i Parlamentit të Amerikës Latine dhe Karaibeve (Parlatino), Şentop u shpreh se Turqia u kushton një rëndësi të madhe marrëdhënieve me Amerikën Latine dhe Karaibet.

“Organizatat rajonale luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona me Amerikën Latine dhe Karaibet dhe ne duam që ta avancojmë bashkëpunimin në të gjitha fushat e mundshme”,- tha kryeparlamentari turk në takim.



Lajme të ngjashme