Erdogan shkoi për një vizitë zyrtare në Turkmeni

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Liderëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) që do të mbahet më 28 nëntor me temën "Së bashku me të ardhmen" nën kryesimin e Presidentit të Turkmenisë.

1739504
Erdogan shkoi për një vizitë zyrtare në Turkmeni

Presidenti Recep Tayyip Erdogan shkoi në Turkmeni për një vizitë zyrtare.

Presidenti Erdogan u nis për në Ashkabat me avionin privat “TRK” nga aeroporti Ataturk i Stambollit.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Liderëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) që do të mbahet më 28 nëntor me temën "Së bashku me të ardhmen" nën kryesimin e Presidentit të Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov.

Në kuadër të Samitit, ku presidenti Erdogan do t'ia dorëzojë presidencën e radhës së organizatës, Presidentit të Turkmenisë, Berdimuhamedov, pritet që ai të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa shteteve anëtare pjesëmarrëse.



Lajme të ngjashme