Erdogan në Turkmeni: Kemi forcuar më tej bazën e besëlidhjen e marrëdhënieve tona

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili shkoi në Turkmeni për një vizitë zyrtare, u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Gurbanguli Berdimuhamedov.

1739615
Erdogan në Turkmeni: Kemi forcuar më tej bazën e besëlidhjen e marrëdhënieve tona

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i cili shkoi në Turkmeni për një vizitë zyrtare, u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Gurbanguli Berdimuhamedov.

Në ceremoninë e mbajtur në Pallatin Oguzhan në kryeqytetin Ashkabat, Erdogan dhe Berdimuhamedov i prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes Presidenti Erdogan dhe Berdimuhamedov nisën bisedimet.

Të dy liderët morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në fund të bisedimeve.

Presidenti Erdogan doli më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp me Berdimuhammedov.

Presidenti Erdogan në fjalën e tij tha si më poshtë: "Jam shumë i lumtur që erdha në Turkmeni, në atdheun e stërgjysheve tanë. Me këtë rast, uroj edhe një herë 30-vjetorin e pavarësisë së Turkmenisë. Në kuadër të marrëdhënieve tona vëllazërore, ne do të vazhdojmë ta mbështesim Turkmeninë dhe statusin e tij të suksesshëm të pavarësisë."

“Me marrëveshjen që nënshkruam sot, ne kemi forcuar më tej bazën e besëlidhjes së marrëdhënieve tona me Turkmeninë vëlla. Ne jemi të vendosur të rrisim vëllimin tonë tregtar në 5 miliardë dollarë”, tha Erdogan.

Gjatë vizitës së tij zyrtare, Erdogan do të marrë pjesë në Samitin e 15-të të Liderëve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) që do të mbahet më 28 nëntor me temën "Së bashku me të ardhmen" nën kryesimin e Presidentit të Turkmenisë, Gurbanguli Berdimuhamedov.

Në kuadër të Samitit, ku presidenti Erdogan do t'ia dorëzojë presidencën e radhës së organizatës, Presidentit të Turkmenisë, Berdimuhamedov, pritet që ai të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e disa shteteve anëtare pjesëmarrëse.

 



Lajme të ngjashme