Turqia ka bërë revolucion në industrinë e mbrojtjes

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se Turqia ka bërë revolucion në industrinë e saj të mbrojtjes.

1739399
Turqia ka bërë revolucion në industrinë e mbrojtjes

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se Turqia ka bërë revolucion në industrinë e saj të mbrojtjes.

Fuat Oktay bëri prezantimin e Presidencës për vitin 2022 në Komisionin e Planit dhe Buxhetit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë.

Duke vënë në dukje se numri i kompanive që operojnë në sektorin e industrisë së mbrojtjes në Turqi i ka kaluar 1.500, Oktay theksoi se në vitin 2021 nisën dërgesat e dronëve “Akinci” dhe “Aksungur” me kapacitet të lartë të ngarkesës së dobishme dhe qëndrim të gjatë në ajër, ndërsa vazhduan edhe dërgesat e helikopterit “Atak”.

Oktay deklaroi se gjithashtu është dorëzuar me të gjithë elementët sistemi i mbrojtjes ajrore “Hisar A”.

"Prodhimi serik ka filluar në projektin ‘Hisar O’, i cili shkatërron objektivin me shpejtësi të lartë në distancë të gjatë dhe lartësi të madhe. Gjithashtu kanë filluar edhe testet Block-1 të sistemit tonë të mbrojtjes ajrore ‘Siper’", bëri të ditur Zëvendëspresidenti Oktay.

Oktay deklaroi se vënia në punë e motorit 1.500 kuaj fuqi BATU, i cili u krijua për të plotësuar nevojat lëvizëse të tankeve dhe mjeteve të blinduara të ndryshme, gjithashtu u krye me sukses.

“Mjetet tona të blinduara tokësore dhe varkat e ndryshme sulmuese përdoren gjerësisht, veçanërisht në Azi dhe Afrikë”, tha ai.

“Në vitin 2022 do të përfundojnë dërgesat e raketave të drejtuara me rreze infra të kuqe ‘HISAR O’, do të fillojnë dërgesat e raketave të mbrojtjes ajrore portative ‘Sungur’ në lartësi të ulët, silurëve luftarakë ‘AKYA’, ‘MAM-T’ dhe ‘Atmaca’, do të kryhen teste me shkrepje tokësore të sistemit të çitjes vertikale, nëndetësja e dytë do të tërhiqet në pishinë në Projektin e Nëndetëseve të Tipit të Ri, mjetet e blinduara për herë të parë do të dorëzohen me motor vendas", bëri të ditur Oktay.



Lajme të ngjashme