Stamboll – Përfundojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit

Përfundoi mbledhja e 89-të e Asamblesë së Përgjithshme të Shërbimit Policor Ndërkombëtar (Interpol), në të cilën u përcaktuan presidenti, nënkryetarët dhe delegatët e rinj.

1739051
Stamboll – Përfundojnë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit

Përfundoi mbledhja e 89-të e Asamblesë së Përgjithshme të Shërbimit Policor Ndërkombëtar (Interpol), në të cilën u përcaktuan presidenti, nënkryetarët dhe delegatët e rinj.

Duke folur në mbyllje të takimit treditor, shefi i policisë Mehmet Aktas shprehu falënderimet e tij për presidentin e mëparshëm, Kim Jong Yang dhe delegatët që u larguan.

“Përgëzoj Presidentin e sapozgjedhur të Interpolit, zt. Ahmed Naser Al-Raisi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe u uroj suksese”, deklaroi ai.

Aktaş, i cili u zgjodh si delegat i Interpolit për Evropën, i uroi sukses në misionin e tij Selçuk Sevgel, kreut të Departamentit të Interpolit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ndërsa shtoi se beson se çdo vendim i marrë në asamblenë e përgjithshme do të kontribuon duke e bërë botën një vend më të sigurt.

Presidenti i mëparshëm në largim i Interpolit, Kim Jong Yang, falënderoi gjithashtu autoritetet turke për pritjen e tyre të ngrohtë dhe mikpritjen e mbledhjes.

“Ishte një nder dhe privilegj i madh për mua të drejtoja këtë asamble të përgjithshme në Stamboll për herë të fundit”, deklaroi ai.

Pas fjalimeve, Mehmet Aktaş i dorëzoi flamurin e Interpolit shefit të policisë Subodh Jaiswal, drejtorit të Byrosë Qendrore të Hetimit të Indisë, ku do të mbahet asambleja e përgjithshme e radhës.



Lajme të ngjashme