Presidenti Erdogan zotohet për një luftë të vendosur për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave

Qeveria do të vazhdojë të luftojë abuzimin, ngacmimin, diskriminimin, dhunën ndaj grave, thotë lideri turk në një mesazh që ka postuar në Twitter me rastin e 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.

1739004
Presidenti Erdogan zotohet për një luftë të vendosur për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave
erdogan super.jpg
cumhurbaskani erdogan.jpg

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka postuar në Twitter një mesazh me rastin e 25 Nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Ndaj Grave.

“Uroj që 25 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Dhunës Ndaj Grave të shërbejë si rast për eliminimin e plotë të këtij problemi, përballë të cilit qëndron qytetërimi ynë, vlerat tona dhe me në krye besimi ynë”, shkruan lideri turk.

“Dhuna ndaj grave është një problem global i të drejtave të njeriut. /.../ Nuk duhet të harrojmë që lufta kundër dhunës ndaj grave është njëherësh edhe përpjekja për mbrojtjen e të drejtës, dinjitetit të nënës, bashkëshortes, vajzës tonë. Për eliminimin e këtij problemi ka nevojë për besimin, përpjekjen dhe konsensusin e të gjitha grupeve të shoqërisë”, vijon mesazhi i Erdoanit në Twitter.

“Ne jemi të vendosur në luftën tonë kundër dhunës ndaj grave. Deri më sot ne kemi qëndruar pranë grave në përpjekjen e tyre për të kërkuar të drejtat në çdo fushë, dhe kështu do të veprojmë edhe këtej e tutje. Dhunën ndaj grave do ta eliminojmë plotësisht duke forcuar vlerat tona njerëzore dhe morale. Jemi të vendosur për ta bërë këtë”,- përfundon mesazhin e tij udhëheqësi turk.



Lajme të ngjashme