Një ushtar turk martirizohet në kufi me Sirinë

Një ushtar i njësisë kufitare ka rënë dëshmor gjatë përpjekjes për të ndaluar disa persona që tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Siri.

1739127
Një ushtar turk martirizohet në kufi me Sirinë

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se një ushtar me detyrë në njësinë kufitare në Kilis ka rënë dëshmor gjatë ndërhyrjes kundër të dyshuarve që po kalonin në mënyrë të jashtëligjshme nga Turqia në Siri.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ka publikuar një mesazh ngushëllimi për dëshmorin.

“Bashkëluftëtari ynë hero ra dëshmor më datë 26 nëntor 2021. Unë lus rahmetin e Allahut për heroin tonë dëshmor, ndërsa familjes së tij të pikëlluar dhe kombit tonë fisnik u shpreh ngushëllimet dhe u uroj durim në emrin tim dhe të efektivit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare”, thuhet në mesazhin e ministrit Akar.



Lajme të ngjashme