Ministri turk i Mbrojtjes inspekton njësitë në rajonin e Egjeut

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar mbërriti të premten në Komandën Jugore të Ujërave Territoriale në Izmir për inspektim dhe kontroll.

1739373
Ministri turk i Mbrojtjes inspekton njësitë në rajonin e Egjeut
Hulusi Akar ve komutanlar izmir-de.jpg
Hulusi Akar ve komutanlar izmir-de-2.jpg

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar mbërriti të premten në Komandën Jugore të Ujërave Territoriale në Izmir për inspektim dhe kontroll.

Gjatë inspektimit, kreu i departamentit të mbrojtjes shoqërohej nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Yashar Guler, Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneralarmate Musa Avsever, Komandanti i Forcave Detare Admirali Adnan Ozbal dhe Komandanti i Forcave Ajrore Gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz.

Pas Komandës së Armatës së Egjeut delegacioni kaloi në Komandën Jugore të Ujërave Territoriale.

Këtu ministri Akar u prit nga Komandanti i Komandës Jugore të Ujërave Territoriale, nënadmirali Kadir Yildiz.

Pasi përshëndeti togën ceremoniale ministri Akar nënshkroi librin e nderit të Komandës.

Akar u informua mbi aktivitetin e Komandës dhe dha udhëzime.



Lajme të ngjashme