Princi Bin Zayed i dërgon një telegram falënderimi Presidentit Erdogan pas vizitës në Ankara

Princi i Kurorës së Abu-Dabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al-Nahyan i dërgoi një telegram falënderimi Presidentit Recep Tayyip Erdogan pas vizitës së tij dje në kryeqytetin Ankara.

1738339

Princi Bin Zayed falënderoi Erdoganin për pritjen dhe mirëpritjen e ngrohtë që iu dha gjatë vizitës dhe mundësinë për të "diskutuar mënyrat për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve, gjë që do t'u shërbejë interesave të përbashkëta, nga ku do të përfitojë dy popujt miq dhe do të përmbushë aspiratat e tyre”.

Princi Bin Zayed i uroi shëndet dhe lumturi Erdoganit dhe dëshiroi siguri, stabilitet dhe prosperitet të vazhdueshëm të popullit turk.

Nga ana tjetër, agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) “WAM” ka përcjellë deklaratën në lidhje me vizitën e Princit Bin Zayed në Turqi.

Sipas kësaj Bin Zayed, i cili deklaroi se u takua me Presidentin Erdogan në kryeqytetin Ankara, tha: "Ne patëm bisedime të frytshme duke u fokusuar në mundësitë për të forcuar marrëdhëniet tona ekonomike".

Duke thënë se shpresojnë të hapin horizonte të reja dhe premtuese për bashkëpunim, Princi i Kurorës së Abu-Dabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al-Nahyan vuri në dukje se duan të punojnë së bashku në një mënyrë që do të realizojë interesat e tyre reciproke, zhvillimin dhe pritshmëritë e mirëqenies nga të cilat do të përfitojnë të dyja vendet.

Lajme të ngjashme