Forcat turke të sigurisë nisin operacionin “Eren Dimër-8” në Mardin

Në provincën juglindore Mardin të Turqisë ka filluar operacioni antiterrorist “Eren Dimër-8” (Eren Kış-8) për nder të rojës së sigurisë Abdullah Emen, i cili ra dëshmor në lokalitetin Omeryan.

1738481
Forcat turke të sigurisë nisin operacionin “Eren Dimër-8” në Mardin

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate të shkruar, në operacionin e nisur në Mardin për fshirjen e organizatës terroriste separatiste PKK nga agjenda e vendit dhe për neutralizimin e terroristëve që vlerësohet se strehohen në këtë zonë, marrin pjesë gjithsej 670 trupa nga komandot Xhandarmërisë, nga skuadrat e Operacioneve Speciale të Xhandarmërisë dhe nga njësitë e Rojave të Sigurisë.

Deklarata e MPB-së thekson se operacionet “Eren”, të cilat kryen për eliminimin e plotë të terrorizmit në vend, vazhdojnë me sukses në mënyrë “të sigurt” dhe “vendimtare” falë mbështetjes së popullit.



Lajme të ngjashme