Periudhë e re në marrëdhëniet Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se kanë ndarë një fond 10 miliardë dollarë për të investuar në Turqi.

1738230
Periudhë e re në marrëdhëniet Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe

Në marrëdhëniet Turqi-Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) ka nisur një periudhë e re.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) priti të mërkurën në Kompleksin Presidencial në Beştepe (Ankara) me Princin e Kurorës së Abu-Dabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan 10 marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi në fusha të ndryshme.

Marrëveshjet parashikojnë ndërveprim në fushën e tregtisë, energjisë, transportit dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe investimet direkte në Turqi.

Një nga këto marrëveshje ishte Memorandumi i Mirëkuptimit dhe Bashkëpunimit ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Bankës Qendrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe u zhvillua në fund të takimit mes delegacioneve, bashkëkryesuar nga Presidenti Erdoan dhe Princi i Kurorës së Abu-Dabit Sheik Mohammed bin Zayed al-Nahyan.

Në takim u diskutuan të gjithë kapitujt që do të hapin dyert e një periudhe të re në marrëdhëniet e dy vendeve. U fol për investimet, çështjet e bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe të sigurisë si dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet rajonale me theks të veçantë ato në Libi dhe Siri.

CEO i Holdingut të Zhvillimit të Abu-Dabit, Mohamed Hasan Al-Suwaidi tha se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë ndarë një fond prej 10 miliardë dollarë për të investuar në Turqi.

Presidenti Erdoan shtroi një dark për nder të Al-Nayhan.

Darka u mbajt në Kompleksin Presidencial pa praninë e mediave.



Lajme të ngjashme