Artileria turke goditi terroristët në Irak, u neutralizuan 2 terroristë të PKK-së

Në zonën operative “Kthetra-Tigri” në veri të Irakut janë neutralizuar 2 terroristë të PKK-së, njoftoi të mërkurën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë përmes një postimi në Twitter.

1738158
Artileria turke goditi terroristët në Irak, u neutralizuan 2 terroristë të PKK-së

Repartet e artilerisë së Forcave të Armatosura Turke kanë goditur objektivat e terroristëve të PKK-së në zonën e operacionit “Kthetra-Tigri” (Pençe-Kaplan) në veri të Irakut dhe kanë neutralizuar dy terroristë anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Lajmi u raportua të mërkurën nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Twitter.

“Lufta jonë me terroristët vazhdon në mënyrë efektive dhe të vendosur! Ushtari turk i është kundërpërgjigjur me grupet e mbështetjes me zjarr zjarrit provokues të terroristëve në zonën e operacionit ‘Kthetra-Tigri’ në veri të Irakut dhe ka neutralizuar 2 terroristë të PKK-së”,- thuhet në njoftimin e Ministrisë.



Lajme të ngjashme