Koca: Synojmë prodhimin në vend të ilaçit ‘Molnupiravir’ dhe ta japim falas popullit

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se nuk mendojnë të mbyllen në asnjë mënyrë në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1737418

Rritja e numrit të rasteve në Evropë ka mobilizuar shumë vende, ku janë kthyer edhe kufizimet.

Në Turqi, e cila nuk ndryshon udhërrëfyesin, nuk do të ketë mbyllje dhe vaksinimi do të jetë arma më efektive në luftën kundër epidemisë.

Fahrettin Koca u prononcua pas mbledhjes së djeshme të kabinetit.

"Ne nuk mendojmë në asnjë mënyrë për mbyllje. Në periudhën e re kujdesemi shumë për masat personale, veçanërisht vaksinimin dhe themi se është shumë e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen", deklaroi ministri Koca.

Duke iu referuar fazës së prodhimit të ilaçit për koronavirusin në Turqi, ministri Koca tha: "Duke e prodhuar ilaçin ‘Molnupiravir’ në Turqi në fazën më të hershme dhe në qendra të shumta, ne synojmë të minimizojmë koston për shtetin dhe ta ofrojmë atë qytetarëve tanë pa pagesë. Kjo nuk do të zgjasë shumë."

Lajme të ngjashme