Erdogan: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe se zgjedhjet do të mbahen në afatin e parapërcaktuar, domethënë në qershor 2023.

1737638
Erdogan: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Ky vlerësim i kreut të shtetit turk dhe njëherësh kryetarit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) erdhi gjatë fjalës së rastit në takimin e zgjeruar me krerët e degëve të forcës politike të tij.

Duke iu drejtuar krerëve rajonalë të AK Partisë, Erdogani u ndal veçanërisht mbi polemikën e ditëve të fundit për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë. Në zgjedhjet e qershorit 2023, ne do ta thellojmë rekordin më shumë duke fituar me Aleancën Popullore (AK Partia dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste [MHP]) si presidencën ashtu edhe shumicën parlamentare”, u shpreh ai.



Lajme të ngjashme