Në Izmir u zhvillua Mbledhja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ Turqi-BE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Faruk Kaymakci mbajti një fjalim në hapjen e mbledhjes ku tha se ka pasur transformime pozitive në procesin e anëtarësimit në BE.

1737152
Në Izmir u zhvillua Mbledhja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ Turqi-BE

Në Izmir filloi Mbledhja e 40-të e Komitetit të Përbashkët Konsultativ Turqi-Bashkimi Evropian (BE).

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Faruk Kaymakci mbajti një fjalim në hapjen e mbledhjes ku tha se ka pasur transformime pozitive në procesin e anëtarësimit në BE.

Duke shprehur se shpresojnë të ruajnë agjendën pozitive, Kaymakci tha: "Turqia në fakt nuk po largohet, është në vendin ku ishte, por Turqia po shtyhet për shkak të veprimeve të disa vendeve anëtare. Ne duam patjetër që Turqia të vlerësohet nga këndvështrimi i anëtarësimit."

Duke theksuar se PKK dhe terrorizmi janë çështje të rëndësishëm për Turqinë, Faruk Kaymakci tha: "Për ne është e rëndësishme që PKK të përfshihet në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, por kjo nuk mjafton. E njëjta gjë duhet zbatuar jo vetëm për PKK, por edhe për organizatat e tjera terroriste si FETO dhe duhet të punojmë së bashku kundër DAESH, Al-Kaedës dhe radikalizimit."

Ai u shpreh se edhe çështja e emigracionit është një bashkëpunim i rëndësishëm dhe shtoi se marrëdhënia mes BE-së dhe Turqisë nuk mund të reduktohet në çështjen e emigrimit dhe parasë. Duke nënvizuar se paratë u janë dhënë sirianëve në Turqi, jo Turqisë, Kaymakci tha se nevojitet bashkëpunim për të siguruar kthimin e refugjatëve sirianë në veri të Sirisë.

Edhe Nikolaus Meyer-Landrut, Kryetari i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Turqi nënvizoi se Turqia ka qenë një mirëpritëse shumë e mirë për emigracionin që nga fillimi i krizës siriane dhe shtoi: "Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht janë pranuar 3.7 milionë emigrantë sirianë. Në Turqi janë krijuar komitete të ndryshme për emigrantët. Është e qartë se sa punë duhet bërë në Afganistan, ishte shumë e rëndësishme që Turqia të ndalonte flukset e parregullta të emigracionit përmes Bjellorusisë”.



Lajme të ngjashme