Turqia shpëtoi 7 shtetas të saj që mbaheshin për 2 vjet në Libinë lindore

Ambasada e Turqisë në Tripoli dhe Agjencia Kombëtare e Inteligjencës (MIT) e ndoqën nga afër rastin dhe bashkëpunuan me njësitë përkatëse për të siguruar kthimin e sigurt të qytetarëve, tha Ministria e Jashtme turke.

1736619
Turqia shpëtoi 7 shtetas të saj që mbaheshin për 2 vjet në Libinë lindore

Janë kthyer në Turqi shtatë shtetasit turq që mbaheshin të arrestuar pothuajse dy vjet në Libinë lindore me akuza të pabaza.

Shpëtimi i shtetasve turq është realizuar falë punës së përbashkët të Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë (MIT) me Agjencinë Katarase të Inteligjencës.

Shtetasit turq me emrat Ilker Sağlık, Doğan Kıssa, Nurettin Çalık, Halil Gözel, Ahmet Selvi, Hidayet Yaprak dhe Abdul Samet Akçay punonin kryesisht në sektorin e restoranteve.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Shërbimi Informativ Kombëtar i Turqisë (MIT) kishin kohë që punonin për shpëtimin e këtyre shtetasve.

Si rezultat i operacionit, ku kontribuoi edhe Agjencia e Inteligjencës së Katarit, u arrit që shtetasit turq të sillen në atdhe.

Ndërkaq Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi personalisht një bisedë telefonike me qytetarët e kthyer në vendlindje.

Qytetarët e liruar e falënderuan Presidentin Erdoan për vëmendjen e shtetit ndaj këtij procesi.

Udhëheqësi turk përgëzoi dhe shprehu mirënjohje për ata që kontribuuan në çlirimin dhe kthimin e qytetarëve në atdhe.



Lajme të ngjashme