Lufta kundër terrorizmit – 831 terroristë të neutralizuar në operacionin “Kthetra”

Në operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, që kanë filluar në të njëjtën kohë në prill kundër objektivave terroriste në veri të Irakut, deri më sot janë neutralizuar 831 terroristë.

1736353

Sipas informacionit të siguruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në këto operacionet komandot turke asgjësuan 1.281 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm si dhe 316 mijë e 45 fishekë e predha të këtij armatimi të përdorur nga terroristët; gjithashtu shkatërruan hyrjet në 1.407 shpella të përdorura nga terroristët si strehimore, identifikuan dhe shkatërruan 1.812 eksplozivë artizanalë të përgatitur për t’u përdorur nga terroristët në sulme të ndryshme.

Ministria e Mbrojtjes ka sjellë pamje nga aksionet e forcave speciale turke në rajonet malore të Irakut, ku strehohen terroristët e PKK-së. Në këto pamje duket se si ushtarët e forcave speciale kontrollojnë me kujdes terrenin e vështirë për të zbuluar tunelet dhe shpellat që mund të përdoren nga terroristët dhe pastaj i bëjnë ato të papërdorshme.

Lajme të ngjashme