Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Muhammed Bazum

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Muhammed Bazum.

1735764
Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Muhammed Bazum

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Nigerit, Muhammed Bazum.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedë u diskutuan marrëdhëniet Turqi-Niger dhe çështjet rajonale.

Duke shprehur se gjatë bisedës telefonike u kushtua shumë rëndësi marrëdhënieve me Nigerin, Presidenti Erdogan shprehu besimin se Nigeri do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë në luftën kundër Organizatës Terroriste Gyleniste (FETO).

Presidenti Erdogan shprehur ngushëllimet e tij për ata që humbën jetën në sulmet e armatosura që ndodhën të martën në Niger dhe deklaroi se Turqia mbështet përpjekjet e Nigerit për të luftuar terrorizmin.

Ai deklaroi se dronët e armatosur pa pilot “TB2”, avionët stërvitor “Hurkus” dhe mjetet e blinduara që Nigeri do të blejë nga Turqia do të rrisin kapacitetet e forcave ushtarake dhe të sigurisë të këtij vendi.



Lajme të ngjashme