Turqia dënoi sulmin terrorist në Burkina-Faso

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me sulmin terrorist në Burkina-Faso.

1734408
Turqia dënoi sulmin terrorist në Burkina-Faso

Turqia dënoi sulmin terrorist në Burkina-Faso, ku u vranë 32 persona.

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me sulmin terrorist në Burkina-Faso.

Duke u bërë e ditur se është mësuar me pikëllim se 28 personel të xhandarmërisë dhe 4 civilë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin terrorist të 14 nëntorit në rajonin Sahel të Burkina-Fasos, në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruhej: "Ne e dënojmë fuqishëm këtë akt të urryer terrorizmi. I shprehim ngushëllimet tona qeverisë dhe popullit si dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.”



Lajme të ngjashme