Turqi - Fillon operacioni antiterrorist dimëror "Eren Kis-4" në Hakkari

Me pjesëmarrjen e 1.240 pjesëtarëve të forcave turke të sigurisë, në rrethin Hakkari filloi operacioni i dimrit 'Eren Kis-4, Dëshmori i Xhandarmërisë Ushtari Ibrahim Dogu.

1734517

Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, ky operacion filloi në Hakkari për të hequr plotësisht organizatën separatiste terroriste PKK nga rendi i ditës së vendit dhe për të neutralizuar terroristët që mendohet se janë strehuar në këtë rajon.

Bëhet e ditur se në operacionin e zhvilluar nën drejtimin e Komandës Rajonale të Xhandarmërisë, marrin pjesë 1 mijë e 240 pjesëtarë të forcave turke të sigurisë.

Në deklaratë theksohet se operacionet dimërore “Eren”, të cilat kryhen për eliminimin e plotë të terrorizmit në vend, vazhdojnë me sukses.

Lajme të ngjashme