Oktay dhe Sentop përkujtojnë turqit mesketianë në përvjetorin e dëbimit të tyre nga atdheu

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay dhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop përkujtuan turqit mesketianë në përvjetorin e dëbimit të tyre nga atdheu.

1733869
Oktay dhe Sentop përkujtojnë turqit mesketianë në përvjetorin e dëbimit të tyre nga atdheu
sentop.jpg

Mustafa Sentop, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, përkujtoi turqit e vdekur mesketianë (Ahiska) në 77-vjetorin e dëbimit të tyre.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në mediat sociale Kryeparlamentari Sentop shkruan: “Në 77-vjetorin e dëbimit të turqve mesketianë që hyri në histori si njollë e zezë, përkujtoj me mëshirë vëllezërit dhe motrat tona që humbën jetën gjatë dëbimit.”

Një mesazh me rastin e 77-vjetorit të dëbimit të turqve mesketianë ka lëshuar edhe Zëvendëspresidenti Fuat Oktay.

Oktay në mesazhin e tij shkruan: "77 vjet më vonë dhimbja në zemra tona është ende e freskët sa edhe në ditën e parë. Ne nuk i kemi harruar dhe nuk do t'i harrojmë turqit mesketianë, të cilët u dëbuan brutalisht nga atdheu i tyre më 14 nëntor 1944 dhe u internuan."



Lajme të ngjashme