Kalin: Ushtarët turq në Libi nuk mund të mbahen të njëjtë me mercenarët

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin tha: "Ushtarët tanë në Libi nuk mund të mbahen në të njëjtën kategori me mercenarët".

1733611
Kalin: Ushtarët turq në Libi nuk mund të mbahen të njëjtë me mercenarët

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin tha: "Ushtarët tanë në Libi nuk mund të mbahen në të njëjtën kategori me mercenarët".

Ibrahim Kalin i bëri një vlerësim Konferencës Libiane në Paris të Francës, gjatë një shfaqje televizive.

“Ne kurrë nuk pranojmë që ushtria jonë e vendosur atje me anë të marrëveshjeve mes dy vendeve, të mbahet në të njëjtën kategori me mercenarët e tjerë”, bëri të ditur Kalin.

Duke folur për konferencën e Libisë në Paris, Ibrahim Kalin tha: "Në këtë takim, çështja e largimit të trupave të huaja po lidhet me ushtrinë turke dhe ne jemi të shqetësuar në lidhje me këtë. Ne jemi atje si rezultat i marrëveshjes sonë me qeverinë libiane dhe kemi marrëdhënie juridike. Për shkak të kësaj fatkeqësie që po ndodh atje, ushtarët tanë po ofrojnë shërbime konsulence. Problemi kryesor i Libisë nuk është dalja e ushtrisë turke. Prioriteti ynë është integriteti territorial i Libisë," tha Kalin, ndërsa në përgjigje në pyetjen se "A do të ketë një operacion të ri në Siri?" ai tha: "Koncepti ynë i sigurisë është të eliminojmë kërcënimin terrorist aty ku ka një kërcënim."



Lajme të ngjashme