Publikohet komunikata përfundimtare e Samitit të Krerëve të Organizatës së Shteteve Turke

Me komunikatën përfundimtare të publikuar pas Samitit të 8-të të Krerëve të Shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), emri i Këshillit u ndryshuan në Organizata e Shteteve Turke.

1733372
Publikohet komunikata përfundimtare e Samitit të Krerëve të Organizatës së Shteteve Turke
TK-B-1.jpg

Me komunikatën përfundimtare të publikuar pas Samitit të 8-të të Krerëve të Shteteve të Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), emri i Këshillit u ndryshuan në Organizata e Shteteve Turke.

Pas samitit të organizuar me mirëpritjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan në Ishullin e Demokracisë dhe Lirive në Stamboll, u publikua një komunikatë e përbashkët.

Sipas kësaj emri i Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), u ndryshuan në Organizata e Shteteve Turke.

Në komunikatën, ku thuhej se "Vizioni i Botës Turke 2040" i filluar nga Presidenti Themelues i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, u pranua si një dokument strategjik që do të drejtojë bashkëpunimin e ardhshëm në fusha të ndryshme ku shtetet turke kanë interesa të përbashkëta, u bë e ditur se Turkmenistani iu bashkua Organizatës si vend vëzhgues dhe kjo situatë do të përmirësojë solidaritetin dhe bashkëpunimin midis shteteve turke dhe popujve të tyre.

Duke i uruar Azerbajxhanit fitoren  në "Luftën 44-ditore të Atdheut", në komunikatë theksohej se mbështet normalizimi i marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Në deklaratë u theksua se duhet të arrihet një zgjidhje e drejtë, e përhershme, e qëndrueshme dhe reciprokisht e pranueshme e problemit të Qipros në bazë të fakteve në ishull dhe u shpreh solidariteti me popullin turkoqipriot, i cili dëshiron të sigurojë të drejtat e tij themelore dhe të barabarta.

Duke mbështetur përpjekjet e Kirgizisë për të gjetur një zgjidhje paqësore të situatës në kufirin ndërmjet Kirgizisë dhe Taxhikistanit, komunikata vuri në dukje se dialogu midis dy vendeve ishte i mirëpritur dhe u kërkoi të dyja palëve të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të forcuar besimin e ndërsjellë dhe për të shmangur konfliktet në të ardhmen.

Në komunikatë bëhej e ditur se është vendosur që të zhvillohet bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit, separatizmit, racizmit, diskriminimit, ksenofobisë, islamofobisë dhe të gjitha formave të tjera të gjuhës së urrejtjes dhe të koordinohen përpjekjet në këto fusha në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu theksohej se me marrjen e masave të nevojshme për lehtësimin e tregtisë dhe investimeve reciproke, është respektuar qëllimi i krijimit të kushteve të favorshme ndërmjet shteteve anëtare.

Deklarata u nënshkrua në gjuhët kazake, kirgize, turke, uzbekisht dhe azerbajxhanase.



Lajme të ngjashme