Turqia dhe SHBA-ja do të bisedojnë sërish për konfliktin “F-35” pas disa muajsh në Uashington

Një takim i dytë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë dhe Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është planifikuar të mbahet pas disa muajsh në Uashington për zgjidhjen e konfliktit “F-35” dhe çështjet financiare.

1727567
Turqia dhe SHBA-ja do të bisedojnë sërish për konfliktin “F-35” pas disa muajsh në Uashington

Burime të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare iu përgjigjën interesit të gazetarëve gjatë një konference për shtyp në ambientet e Ministrisë në kryeqytetin Ankara të vendit.

Në përgjigje të pyetjes rreth takimit me delegacionin e Pentagonit për avionët luftarakë “F-35”, burimet thanë se javën e kaluar në Ankara është mbajtur një takim ndërmjet Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare dhe Departamentit amerikan të Mbrojtjes për zgjidhjen e konfliktit për “F-35” dhe diskutimin e çështjeve financiare.

Burimet njoftuan se në fund të takimit është rënë dakord për vazhdimin e negociatave.

“Takimi i parë u mbajt. Të dyja palët prezantuan perspektivat dhe qëndrimet e tyre. Takimi i dytë është planifikuar të mbahet në Uashington pas disa muajsh. Në bisedime do të trajtohen metodat për zgjidhjen e problemeve”, shtuan burimet.

Kurse pyetjes nëse gjatë negociatave do të diskutohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me rikthimin e Turqisë në programin “F-35”, burimet e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare iu përgjigjën me këto fjalë: “Ne e kemi parashtruar qëndrimin tonë. Së pari synojmë që të kthehemi në programin «F-35», së dyti të na dorëzohen avionët e caktuar dhe nëse këto nuk bëhen, të na kthejnë paratë që kemi paguar. Negociatat do të vazhdojë në këtë kontekst.”



Lajme të ngjashme