Emine Erdogan takohet me bashkëshortet e liderëve botëror në Romë

Emine Erdogan, bashkëshortja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan u takua me bashkëshortet e liderëve botëror në Romë, kryeqytetin e Italisë, ku po zhvillohet Samiti i Liderëve të G-20.

1726861
Emine Erdogan takohet me bashkëshortet e liderëve botëror në Romë
emine erdogan roma.jpg
emine erdogan roma1.jpg

Emine Erdogan, bashkëshortja e Presidentit Recep Tayyip Erdogan u takua me bashkëshortet e liderëve botëror në Romë, kryeqytetin e Italisë, ku po zhvillohet Samiti i Liderëve të G-20.

Gjatë vizitës zyrtare në Romë për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të G-20, Presidenti Erdogan u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.

Emine Erdogan u takua me mirëpritësen e samitit, bashkëshorten e kryeministrit italian Mario Draghi, Maria Serenella Cappello dhe bashkëshortet e liderëve të tjerë dhe bëri një xhiro në Koloseun historik.

Më pas, Emine Erdoğan mori pjesë në drekën e shtruar nga Maria Serenella Cappello dhe bisedoi për pak me bashkëshortet e liderëve.

Pas drekës, Maria Serenella Cappello e shoqëroi Emine Erdoganin dhe të ftuarat e tjera në oborrin e quajtur “Giardino all'Italiana”.

 



Lajme të ngjashme