Presidenti Erdogan publikoi një videomesazh me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës

“Ne do të luftojmë për realizimin e kauzës sonë të madhe dhe të fuqishme të Turqisë, duke u kapur fortë pas unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë tonë, që janë garancia jonë më e madhe si komb”, tha Erdogan.

1726479
Presidenti Erdogan publikoi një videomesazh me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës

Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një videomesazh me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës ku tha: “Ne do të luftojmë për realizimin e kauzës sonë të madhe dhe të fuqishme të Turqisë, duke u kapur fortë pas unitetit, solidaritetit dhe vëllazërisë tonë, që janë garancia jonë më e madhe si komb.”

“Me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës, unë uroj qytetarët tanë, që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, dhe të gjithë miqtë tanë, të cilët ndajnë krenarinë tonë në këtë ditë, e cila është një nga hallkat e arta të historisë sonë të lavdishme. Uroj mëshirën e Allahut për dëshmorët tanë, që na besuan këtë vend duke dhënë jetën e tyre. Në emër tim, vendit tim dhe kombit tim, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për veteranët tanë të cilët patën nderin e veteranit duke luftuar për të njëjtën kauzë të bekuar”, tha Erdogan.

Duke thënë se në 98-vjetorin e shpalljes, ai përkujton me mirënjohje themeluesin e Republikës, Mustafa Kemal Ataturk dhe bashkëluftëtarët e tij heroikë, Erdogan vazhdoi mesazhin e tij si më poshtë: “Ndërkohë që 100-vjetori i Republikës sonë (2023) tashmë duket qartazi në horizont, ne nuk do të lejojmë asnjë fuqi, asnjë skenar të ndyrë, asnjë sulm të fshehtë që synon të pengojë Turqinë, të na nxjerrë nga rruga jonë. Ne do të luftojmë si komb për të realizuar kauzën tonë për një Turqi të madhe dhe të fuqishme duke qëndruar në unitet, solidaritet dhe vëllazërinë tonë, që është garancia jonë më e madhe. Në këtë luftë të bekuar që po bëjmë, vullneti i çeliktë që e solli në fitore luftën kombëtare dhe i dha jetë Republikës sonë, do të vazhdojë edhe sot të jetë udhërrëfyesi ynë siç ka qenë në 98 vitet e fundit”, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme