Tatar në Turqi: Është e drejta jonë më themelore të vazhdojmë ekzistencën tonë në bazë të shtetit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar tha se në Qipro ka dy popuj dhe dy shtete.

1726185
Tatar në Turqi: Është e drejta jonë më themelore të vazhdojmë ekzistencën tonë në bazë të shtetit

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar tha se në Qipro ka dy popuj dhe dy shtete.

Në fjalimin e tij në Gaziantep të Turqisë, Tatari rikujtoi se në ishullin e Qipros ka turq dhe grekoqipriotë dhe theksoi se tani e tutje nuk do të jetë e mundur që të dy kombet të jetojnë së bashku.

Tatar tha se të gjithë janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre në ishullin e Qipros dhe shtoi: “Bota nuk na thotë: “Hiqni dorë nga kërkimi juaj, nga e drejta juaj, nga ligji juaj”. Ajo që ajo thotë është, 'Që të arrihet një marrëveshje në Qipro, të dyja palët duhet të bien dakord.' Në këtë kontekst, nuk duket e mundur që të dyja palët të bien dakord, sepse pala grekeoqipriote ka fituar një avantazh dhe e përdor atë në maksimum.”

“Ajo që është e rëndësishme për ne pas këtyre ngjarjeve është që të forcojmë edhe më shumë shtetin tonë. Bashkëpunimi me Republikën Turke të Qipros së Veriut është i rëndësishëm dhe i vlefshëm për sa i përket mbrojtjes të disa të drejtave dhe interesave në zonat e juridiksionit detar, ujërat territoriale, atdheun e kaltër dhe qiellin, në mënyrë që Republika e Turqisë të lundrojë në det të hapur dhe të ruajë dominimin e saj në Mesdhe”, tha Presidenti Tatar.

Fakti që turqit qipriotë kanë jetuar nën çatinë e shtetit të tyre për afro 60 vjet, na ka dhënë të drejtën të përcaktojmë të ardhmen tonë, si në rastin e Kosovës, sipas edhe praktikave të Kombeve të Bashkuara (OKB), edhe atyre ndërkombëtare. Është e drejta jonë më themelore të vazhdojmë ekzistencën tonë në bazë të shtetit me mbështetjen e Republikës së Turqisë”, u shpreh në Gaziantep, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar .



Lajme të ngjashme