Sinirlioglu reagon ndaj deklaratës së Kinës në KS e OKB-së

Feridun Sinirlioglu iu drejtua zëvendëspërfaqësuesit të Kinës në OKB, që i bëri thirrje Turqisë "të respektojë ligjin për të drejtat e njeriut në Siri", duke thënë: "Ne nuk do të mësojmë nga ata që shkelin të drejtat ndërkombëtare të njeriut".

1726253
Sinirlioglu reagon ndaj deklaratës së Kinës në KS e OKB-së

Feridun Sinirlioglu, përfaqësues i përhershëm i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, iu drejtua zëvendëspërfaqësuesit të Përhershëm të Kinës në OKB, i cili i bëri thirrje Turqisë që "të respektojë ligjin për të drejtat e njeriut në Siri", duke thënë: "Ne nuk do të mësojmë nga ata që shkelin të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare."

Zëvendëspërfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në OKB, Geng Shuang, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë, ngarkoi me përgjegjësi Turqinë për uljen e nivelit të ujit në Eufrat dhe ndërprerjet në objektin e ujit Allouk, duke e akuzuar atë për pushtimin e pjesës verilindore të Sirisë dhe i bëri thirrje Turqisë që të respektojë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Ambasadori Sinirlioglu për akuzat e Geng, tha: "Ne nuk do të mësojmë nga ata që shkelin të drejtat ndërkombëtare të njeriut dhe të drejtën humanitare.”

Duke rikujtuar se shkaqet e problemeve në objektin e ujit Allouk janë përfshirë në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Sinirlioglu theksoi se organizata separatiste terroriste PKK/YPG dhe regjimi në Siri e kanë keqpërdorur këtë çështje për agjendat e tyre.

Ai deklaroi se PKK/YPG është një faktor kryesor për destabilizimin në terren, duke sulmuar civilët dhe Turqinë dhe shtoi se 6 civilë kanë vdekur si pasojë e një sulmi me bombë në Afrin dy javë më parë.

Sinirlioglu tha se organizata separatiste terroriste PKK/YPG gjithashtu pengoi jezitët sirianë dhe kurdët sirianë në Irak që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Duke theksuar se sulmet e PKK/YPG-së nuk kufizohen vetëm me Sirinë, Sinirlioglu vuri në dukje se organizata terroriste po përdor praninë e saj në Siri për të synuar Turqinë.

Tërheq vëmendjen fakti se Kina me këtë deklaratë ka vënë në objektivë Turqinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, pas deklaratës së përbashkët të 43 vendeve, përfshi edhe Turqinë, javën e kaluar në OKB, ku u shprehën shqetësimet për shkeljet e të drejtave të njeriut kundër turqve ujgurë në Rajonin Autonom Ujgur të Sinxhanit.



Lajme të ngjashme