Një tjetër terrorist i shumëkërkuar iu dorëzohet forcave turke të sigurisë

Një anëtar i organizatës separatiste terroriste PKK, në kategorinë portokalli të listës së terroristëve në kërkim, është arratisur nga organizata dhe është dorëzuar pranë forcave të sigurisë.

1726271
Një tjetër terrorist i shumëkërkuar iu dorëzohet forcave turke të sigurisë

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme përmes një deklarate me shkrim, një anëtar i organizatës terroriste PKK është arratisur nga radhës e saj dhe iu është dorëzuar sot forcave të sigurisë si rezultat i punës bindëse të kryer nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë nën koordinimin e MPB-së.

Në deklaratë theksohet se anëtari i dorëzuar i PKK-së i qe bashkuar organizatës terroriste në vitin 2010, figuronte në kategorinë portokalli të listës së personave në kërkim për terrorizëm dhe qe konstatuar se vepronte në Irak.

Deklarata e MPB-së thekson gjithashtu është se rritur në 167 numri i anëtarëve të organizatës terroriste që janë dorëzuar gjatë vitit 2021 si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme bindëse të autoriteteve dhe forcave turke të sigurisë.



Lajme të ngjashme