Ministritë turke dhe amerikane të Mbrojtjes zhvilluan mbledhje për "F-35"

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes zhvilluan një mbledhje në Ankara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për F-35 dhe diskutimin e çështjeve financiare.

1726078
Ministritë turke dhe amerikane të Mbrojtjes zhvilluan mbledhje për "F-35"

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë (MSB) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) zhvilluan një mbledhje në Ankara për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për [avionët] F-35 dhe diskutimin e çështjeve financiare, thuhet në njoftimin e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Në fund të takimit u theksua se është rënë dakord për vazhdimin e negociatave.



Lajme të ngjashme