Akar publikon një mesazh me rastin e 98-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës, Akar u shpreh se ata janë krenarë dhe të emocionuar që festojnë 98-vjetorin e Republikës, së themeluar nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut.

1726318
Akar publikon një mesazh me rastin e 98-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar publikoi një mesazh me rastin e Festës së Republikës.

“Duhet ditur se republika jonë është një amanet i shenjtë i trashëguar nga dëshmorët tanë të shenjtë dhe veteranët tanë heroikë. Është prioriteti ynë kryesor që të zhvillojmë dhe rrisim këtë besim në çdo aspekt dhe ta mbrojmë atë me përpikëri nga të gjitha rreziqet e mundshme”, u shpreh Akar.

Në mesazhin e tij të publikuar me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës, Akar u shpreh se ata janë krenarë dhe të emocionuar që festojnë 98-vjetorin e Republikës, së themeluar nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut.

Ai tha se kombi turk ka treguar gjithmonë vullnetin për të jetuar i pavarur gjatë gjithë historisë së tij të lavdishme dhe se ka arritur të dalë me fitore nga shumë beteja për këtë.

“Republika jonë u themelua si rezultat i një lufte kombëtare që e filloi me parimin “ose vdekje ose pavarësi”, që është edhe manifestim i një vullneti të tillë dhe që do thotë se kombi ynë fisnik nuk do të heqë dorë nga pavarësia e tij as nën kushtet më të vështira”, u shpreh ministri turk.

Duke theksuar se që nga themelimi i saj, Republika, e cila ka përvetësuar synimin për të "dalë mbi nivelin e qytetërimeve bashkëkohore", ka korrur fitore të konsiderueshme pothuajse në çdo fushë në përputhje me këtë parim, Akar bëri të ditur se Turqia, e cila është bërë kryefjalë e marrëdhënieve ndërkombëtare me arritjet e saj të mëdha nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe sfera e ndikimit dhe interesit të së cilës po zgjerohet dita ditës, është bërë një fuqi efektive në rajonin e saj dhe në botë.

Hulusi Akar tha se Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, me të gjitha institucionet e saj, veçanërisht Forcat e Armatosura Turke, punon ditë e natë pa u lodhur, për ta çuar Republikën e Turqisë në një të ardhme me besim.



Lajme të ngjashme