Akar: Kudo që është terroristi, ai është objektivi ynë

Akar deklaroi se Forcat e Armatosura Turke po kalojnë periudhën më të ngarkuar në historinë e republikës, stërvitje nga njëra anë dhe aktivitete operacionesh nga ana tjetër.

1726232
Akar: Kudo që është terroristi, ai është objektivi ynë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha: "Kudo që është terroristi, ai është objektivi ynë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim terroristët."

Dita e Vëzhguesve të Shquar në stërvitjen “Zjarr i Lirë-2021” u mbajt me pjesëmarrjen e Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, zëvendësministrit Muhsin Dere, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandantëve të forcave dhe ushtrisë turke.

Aktiviteti u ndoq edhe nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i cili me ftesë të Akarit zhvilloi një vizitë zyrtare në Turqi.

Duke folur në fund të aktivitetit, i cili u mbajt me sloganin “Fuqia e zjarrit” dhe objektivat u goditën në shenjë të plotë, Akar u shpreh se ata përfunduan me sukses një tjetër aktivitet krenar që tregon pikën ku kanë arritur Forcat e Armatosura Turke (TSK).

Akar deklaroi se Forcat e Armatosura Turke po kalojnë periudhën më të ngarkuar në historinë e republikës, stërvitje dhe trajnim nga njëra anë dhe aktivitete operacionesh nga ana tjetër.

Duke theksuar rëndësinë e një ushtrie efektive, parandaluese dhe të respektueshme, Akar tha: “Ushtarët tanë kanë përmbushur dhe vazhdojnë t'i kryejë detyrat që u janë ngarkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Kështu TSK ruan pozicionin e saj të respektuar dhe të dalluar në rajonin tonë dhe në botë, veçanërisht në NATO dhe po e rrit këtë pozicion dita ditës."

Ai theksoi gjithashtu edhe vendosmërinë në luftë kundër terrorit.

“Lufta jonë kundër terrorizmit, veçanërisht në veri të Irakut, vazhdon me vendosmëri. U futëm në strofkat, në shpellat dhe strehimoret e terroristëve dhe vazhdojnë të futemi. U kemi shembur strofkat mbi kokë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Mehmetçiku (ushtari turk) e përmbush detyrën në terren me sukses dhe heroizëm të paparë”, tha ministri Akar.

Duke theksuar se nuk ka dallim mes organizatës terroriste PKK dhe YPG, Akar tha se "PKK është e barabartë me YPG".

“Lufta jonë do të vazhdojë derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit. Ajo që ne parashtrojmë si një koncept të ri mbrojtjeje është neutralizimi i terrorizmit dhe terroristëve në burimin e tyre. Prandaj themi se kudo që është terroristi, ai është objektivi ynë. Ne do të vazhdojmë të ndjekim terroristët këmbë pas këmbe. Që nga 24 korriku i vitit 2015, në veri të Irakut janë neutralizuar 18.641 terroristë. Numri i përgjithshëm i terroristëve të neutralizuar në veri të Sirisë është 32.800”, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar.



Lajme të ngjashme