Presidenti Erdogan: Çështja “F-35”, pika më e rëndësishme në takimin tonë me Biden në Glasgou

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se do të takohet me homologun amerikan, Joe Biden, në Glasgou të Skocisë, ndërsa bëri me dije se çështja kryesore në agjendën e takimit do të jetë ajo e avionëve luftarakë “F-35”.

1725833
Presidenti Erdogan: Çështja “F-35”, pika më e rëndësishme në takimin tonë me Biden në Glasgou
Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan 02.jpg

Kreu i shtetit turk vlerësoi rendin e ditës për gazetarët e pranishëm në avionin presidencial gjatë kthimit nga vizita e tij njëditore (të martën) në Azerbajxhan.

Erdogani tha se gjatë vizitës së tij pa nga afër punimet e rindërtimit dhe zhvillimit të kryera nga Azerbajxhani në territoret e çliruara (nga pushtimi gati 30-vjeçar armen), si dhe inspektoi aktivitetet që lidhen me rigjallërimin e kapaciteteve ekonomike dhe linjave të transportit në rajon, si dhe me ndërtimin e linjave të reja.

Duke komentuar reagimet e Iranit kundër bashkëpunimit tregtar të Azerbajxhanit me Izraelin, presidenti turk nënvizoi se vendet nuk duhet të ndikojnë në mekanizmat vendimmarrëse të njëri-tjetrit dhe se urojnë që Irani të veprojë me gjykim të shëndoshë në lidhje me këtë çështje.

Ai u ndal gjithashtu mbi thirrjen e 10 ambasadorëve për lirimin e të arrestuarit Osman Kavala dhe reagimin e Turqisë më pas.

“Hapi që kemi bërë, nuk është një demonstrim force ndaj dikujt, por thjesht do të thotë që ambasadorët me mision në Turqi nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të Turqisë. Asnjë ambasador nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendit ku ai është me mision”, u shpreh Erdogani.

Kurse duke vlerësuar titujt e gazetave amerikane, të cilat hodhën pretendimin rreth tërheqjes së tij nga vendimi për të shpallur “persona non grata” 10 ambasadorët në fjalë, lideri turk tha: “Si qenkam tërhequr? Unë jam në ofensivë. Nuk ka kthim pas në librin tim.”

Më pas, ai foli rreth takimit që ai do të ketë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në Glasgou.

“Sigurisht, pika jonë më e rëndësishme në këtë takim është - siç e dini - ajo në lidhje me (avionët) «F-35». Ne kemi bërë një pagesë prej 1 miliard e 400 milionë dollarësh për «F-35». Dhe, për këtë pagesë, natyrisht që do të na duhet të diskutojmë me ta se si do të jetë plani i shlyerjes”, sqaroi presidenti turk.

Erdogani tha edhe se kanë marrë disa informacione nga SHBA-ja për t'i dhënë Turqisë avionë “F-16”.

“Informacioni që kemi marrë, është se ka një plan për të paguar në lidhje me këtë punë (F-35) nëpërmjet këtyre (F-16). Ne do të mësojmë prej tyre nëse kjo është e vërtetë apo jo. Do të jetë me vend, natyrisht, që unë ta diskutoj këtë me zotin Biden në nivelin më të lartë. Nëse është kështu, atëherë do t'i hyjmë rrugës së marrëveshjes sipas rrethanave”, saktësoi ai.

Presidenti Erdogan potencoi gjithashtu se Turqia e vazhdon luftën e saj kundër terrorizmit me vendosmëri brenda dhe jashtë kufijve.



Lajme të ngjashme