Panel nga Drejtoria e Komunikimeve para Samitit G-20 në Romë

Paneli do të diskutojë qasjen e Turqisë ndaj qeverisjes botërore në rendin e ri botëror që u shfaq pas epidemisë Covid-19, rolin e G-20 dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe propozimet e Turqisë për reformën në OKB.

1725915
Panel nga Drejtoria e Komunikimeve para Samitit G-20 në Romë

Në prag të Samitit G-20, që do të mbahet në kryeqytetin e Italisë, Romë, Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës do të mbajë në datat 30-31 tetor një panel me titull: "Qeverisja globale pas Covid-19: Vizioni i Turqisë për një botë më të barabartë, të drejtë, rezistuese dhe të qëndrueshme”.

Paneli do të diskutojë qasjen e Turqisë ndaj qeverisjes globale në rendin e ri botëror që u shfaq pas epidemisë Covid-19, rolin e G-20 dhe Kombeve të Bashkuara, si dhe propozimet e Turqisë për reformimin e OKB-së.

Gjithashtu në panel do të diskutohen shumë çështje aktuale si: ndryshimet klimatike, mbështetja e inovacionit, rrugët e përballjes me varfërinë dhe pabarazinë si dhe mënyrat për të forcuar qeverisjen globale në fushat e ekonomisë dhe financave.

Gjatë panelit do të bëhen intervista me ekspertë të fushës dhe do të xhirohen video lidhur me Samitin e G-20 dhe çështjet e rendit të ditës.

 


Lajme të ngjashme