Kalin dhe Sullivan zhvilluan një bisedë telefonike

Në bisedën telefonike mes zëdhënësit të Presidencës, Ibrahim Kalin dhe këshilltarit për sigurinë kombëtare të ShBA-së, Jake Sullivan u diskutuan përgatitjet për takimin e ardhshëm Erdogan-Biden, marrëdhëniet dypalëshe dhe proceset rajonale.

1725904
Kalin dhe Sullivan zhvilluan një bisedë telefonike

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin zhvilloi një bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (ShBA), Jake Sullivan.

 

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Zëdhënësit të Presidencës disa nga çështjet që u diskutuan në këtë bisedë telefonike ishin: marrëdhëniet dypalëshe, çështja e [avionëve luftarakë] F-35/F-16, ndryshimet klimatike globale, Afganistani, Siria, Libia, Karabaku i Epërm, Greqia, Mesdheu Lindor dhe zhvillime të tjera rajonale.

Gjithashtu u fol edhe për temat dhe detajet e takimit dypalësh mes Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe atij amerikan Joe Biden që është planifikuar të zhvillohet në suazat e Samitit të Klimës në Glasgou.

Kalin dhe Sullivan theksuan rëndësinë strategjike të marrëdhënieve Turqi-ShBA. Palët ranë dakord që çështjet e rendit të ditës duhet të trajtojnë në kuadër të parimeve të respektit reciprok, mirëkuptimit dhe interesave të përbashkëta, si nënvizuan rëndësinë e respektimit të standardeve ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit amerikan iu përcoll se Turqia do të vazhdojë të ndihmojë popullin afgan dhe të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për të parandaluar krizën humanitare që është shfaqur në Afganistan dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm në këtë vend.

Një nga temat e bisedës telefonike ishin hapat e përbashkët që do të hidhen për të siguruar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kaukaz pas çlirimit të Karabakut të Epërm nga pushtimi [armen].

Kalin theksoi se Turqisë do ta vazhdojë luftën e saj të vendosur kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshirë PYD/YPG/PKK dhe DAESH, të cilat kërcënojnë sigurinë kufitare dhe integritetin territorial të Sirisë.

Palët ranë dakord Turqia dhe Shtetet e Bashkuara, si aleatë në NATO, duhet të veprojnë në bashkëpunim dhe solidaritet përballë kërcënimeve globale dhe rajonale si: ndryshimet klimatike, terrorizmi, migrimi dhe epidemitë.

 


Lajme të ngjashme