Turqia shpëton 35 emigrantë në Egje

Tridhjetë e pesë (35) emigrantë të parregullt, gomonen e të cilëve e mori rryma afër brigjeve të distriktit Ayvacik të Çanakalasë, u shpëtuan nga ekipet e Rojës Bregdetare turke.

1725091
Turqia shpëton 35 emigrantë në Egje

Motori i gomones me një grup emigrantësh të parregullt, që po përgatiteshin të kalonin ilegalisht në ishullin Midilli (Lesbos) të Greqisë, pësoi defekt dhe kur gomonen e mori rryma migrantët kërkuan ndihmë.

Tridhjetë e pesë (35) shtetas të vendeve të ndryshme u shpëtuan nga ekipet e Rojës Bregdetare turke, që shkuan menjëherë në zonë pas marrjes së njoftimit.

Pas kryerjes së procedurave emigrantët e parregullt u dorëzuan në Qendrën e Riatdhesimit të të Huajve në Ayvacik.



Lajme të ngjashme