Altun: Nuk do të bëjmë asnjë lëshim për sovranitetin kombëtar

“Qeveria jonë nuk do të hezitojë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të treguar se nuk do të bëjmë asnjë lëshim për sovranitetin tonë kombëtar”, tha kreu i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun për çështjen e ambasadorëve.

1725169
Altun: Nuk do të bëjmë asnjë lëshim për sovranitetin kombëtar

Fahrettin Altun vlerësoi deklaratën e ambasadorëve të 10 vendeve, që ata do të vazhdojnë të respektojnë nenin 41 të Konventës së Vjenës [për Marrëdhëniet Diplomatike, 1961], duke bërë hap prapa nga kërkesa e tyre e mëparshme për lirimin e biznesmenit Osman Kavala.

Në llogarinë e tij në “Twitter” Altun ka bërë një postim me hashtag-un “faleminderit Erdogan”.

“Jemi mirënjohës për lidershipin e treguar nga presidenti ynë Erdoan kundër deklaratës së papranueshme të 10 ambasadave në Turqi. Reagimi i Presidentit tonë ndaj kësaj deklarate mosrespektuese është një rezultat i përkushtimit dhe ndjeshmërisë së tij ndaj sovranitetit tonë kombëtar. Turqia gjithmonë ka i respektuar punët e brendshme të vendeve të tjera dhe kurrë nuk ka ndërhyrë në procedurat ligjore në përputhje me ligjin dhe praktikën ndërkombëtare. Ne presim të njëjtën gjë nga vendet e tjera, veçanërisht vendet aleate dhe përfaqësuesit e tyre në vendin tonë. Ministria jonë e Jashtme u dha përgjigjen e duhur këtyre misioneve të huaja dhe i paralajmëroi për sjelljet e tyre të papranueshme. Qeveria jonë nuk do të hezitojë të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të treguar se ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim ndaj sovranitetit tonë kombëtar kur të jetë e nevojshme”, ka shkruar Altun në “Twitter”.

 


Lajme të ngjashme