Turqi – Neutralizohen 2 terroristë të infiltruar në vend

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha në Twitter se dy terroristët që depërtuan në kufirin e Çukurcas u kapën të vrarë me mbështetje ajrore të dronëve të armatosur të Xhandarmërisë dhe operacion tokësor.

1723985
Turqi – Neutralizohen 2 terroristë të infiltruar në vend

Hakkari janë neutralizuar dy terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha në Twitter se dy terroristët që depërtuan në kufirin e Çukurcas u kapën të vrarë me mbështetje ajrore të dronëve të armatosur të Xhandarmërisë dhe operacion tokësor.

"Ata nuk marrin vesh nga fjala. Nëse ka guxim atëherë letë vijë Murat Karayilan, (i ashtuquajturi drejtuesi i PKK-së), dhe të mos fshihet si miu. Tani i erdhi radha edhe atij", tha Soylu në postimin e tij në Twitter.

Ndërkaq operacionet antiterror kundër organizatës separatiste terroriste PKK matanë kufirit po vazhdojnë.

Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se 3 terroristë të PKK-së të përcaktuar në zonën operative “Kthera-Vetëtima” në veri të Irakut u neutralizuan me anë të një operacioni ajror.

Në deklaratë theksohet se lufta kundër terrorit do të vazhdojë deri në neutralizimin edhe të terroristit të fundit.

 


Lajme të ngjashme